Gjyqtari brazilian urdhëron dhënien e karburantit për anijet iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89789-gjyqtari_brazilian_urdhëron_dhënien_e_karburantit_për_anijet_iraniane
Një gjykatës i Gjykatës Supreme të Brazilit urdhëroi kompaninë e naftës Petrobras të furnizonte me karburant dy tragete iraniane të ndaluara pranë brigjeve të Brazilit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 26, 2019 08:21 Europe/Tirane
  • Gjyqtari brazilian urdhëron dhënien e karburantit për anijet iraniane

Një gjykatës i Gjykatës Supreme të Brazilit urdhëroi kompaninë e naftës Petrobras të furnizonte me karburant dy tragete iraniane të ndaluara pranë brigjeve të Brazilit.

Gjyqtari i Gjykatës Supreme të Brazilit lëshoi urdhrin në kohën kur ambasadori iranian në Brazil në një intervistë për rrjetin e lajmeve Bloomberg njoftoi se nëse çështja e furnizimit me karburant të  dy anijeve iraniane nuk zgjidhet, Irani mund të pezullojë importin e mallrave nga Brazili. Petrobras ka refuzuar të sigurojë karburant për dy tragetet iraniane që u ndalën në brigjet e Brazilit më parë këtë muaj, me pretekstin e sanksioneve të SHBA. Pas tërheqjes së Presidentit Donald Trump nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, ai ka vendosur një sërë sanksionesh të paligjshme kundër Iranit. Qeveria e Donald Trump ka kërcënuar me sanksione gjithashtu vende të ndryshme nëse ata bashkëpunojnë me Iranin, gjë që është një shenjë e unilateralizmit dhe ndërhyrjeve në sistemin ndërkombëtar.