Press TV i Iranit nuk ka në plan të intervistojë Pompeon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89865-press_tv_i_iranit_nuk_ka_në_plan_të_intervistojë_pompeon
Drejtori i Përgjithshëm i kanalit televiziv iranian në gjuhën angleze Press TV theksoi se ky kanal i lajmeve nuk ka në plan të zhvillojë një intervistë me sekretarin e shtetit të SHBA, Mike Pompeo, pasi ky i fundit tregoi interesin e tij për ta bërë këtë intervistë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2019 17:17 Europe/Tirane
  • Press TV i Iranit nuk ka në plan të intervistojë Pompeon

Drejtori i Përgjithshëm i kanalit televiziv iranian në gjuhën angleze Press TV theksoi se ky kanal i lajmeve nuk ka në plan të zhvillojë një intervistë me sekretarin e shtetit të SHBA, Mike Pompeo, pasi ky i fundit tregoi interesin e tij për ta bërë këtë intervistë.

Të enjten, më 25 korrik, Pompeo tha se ishte i gatshëm të shkonte në Iran për bisedime pas tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit. Në një intervistë të dielën, Pejman Xhebeli, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm të IRIB dhe i kanalit televiziv iranian në gjuhën angleze Press TV, tha: "Ne nuk kemi bërë asnjë kërkesë për një intervistë me Pompeon, as nuk kemi ndonjë plan për të organizuar një intervistë me Sekretarin amerikan të Shtetit ". Deklarata e z. Xhebeli erdhi pasi Ali Rabiei, zëdhënësi i administratës iraniane, tha në konferencën e tij javore se në qoftë se Pompeo është i gatshëm të flasë me gazetarët iranianë, ai mund të ketë një intervistë me korrespondenten dhe spikeren e televizionit Press TV, Marzijeh Hashemi, e cila në janar 2019 u arrestua nga qeveria amerikane me pretendime të pabaza gjatë një vizite për të takuar familjen e saj në Shtetet e Bashkuara.