Reisi: Moxhahedinët janë ushtarë pa uniforma të SHBA
Kreu i gjyqësorit iranian i quajti anëtarët e grupit terrorist MEK ushtarë pa uniforma të SHBA.
Sejed Ebrahim Reisi, kreu i gjyqësorit iranian, të hënën në një mbledhje të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke iu referuar operacionit legjendar "Mersad", tha: Arroganca globale i përdor moxhahedinët në misione të ndryshme anti-iraniane, por ata janë mposhtur gjithmonë nga populli iranian. Ai shtoi: "Urrejtja dhe irritomi i kombit iranian ndaj sunduesve amerikanë po rritet dita ditës për shkak të krimeve të tyre në pjesë të ndryshme të botës. Kreu i gjyqësorit iranian gjithashtu vuri në dukje krimet e Arabisë Saudite dhe regjimit sionist në Azinë Perëndimore, dhe shtoi se sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, sot përqindja më e lartë e vrasjeve të fëmijëve të regjistruara në Jemen është kryer nga regjimi Al Saud dhe në Palestinë nga regjimi sionist. "SHBA është drejtpërdrejt përgjegjëse për krimet e regjimit Saudit në Jemen dhe të regjimit sionist në Palestinë", theksoi Reisi.