Turistët iranian tani mund të hyjnë me makina persona në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89903-turistët_iranian_tani_mund_të_hyjnë_me_makina_persona_në_iran
Sekretari për çështje kulturore dhe turistike i drejtorisë së zonës së lirë "Arvand" në provincën Khuzestan në jugperëndim të Iranit, deklaroi: "Turistët e huaj tani mund të hyjnë me makina personale në Iran nëpërmjet pikës kufitare Shalamçe".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 30, 2019 11:11 Europe/Tirane
  • Turistët iranian tani mund të hyjnë me makina persona në Iran

Sekretari për çështje kulturore dhe turistike i drejtorisë së zonës së lirë "Arvand" në provincën Khuzestan në jugperëndim të Iranit, deklaroi: "Turistët e huaj tani mund të hyjnë me makina personale në Iran nëpërmjet pikës kufitare Shalamçe".

Ghodratullah Tamimian në një intervistë me agjencinë e lajmeve Iran Press, tha: "Hyrja e turistëve të huaj në Iran me makina personale bëhet në kuadër të lehtësimit të qarkullimit të turistëve të huaj në zonën e lirë Arvand. Realizimi i këtij plani mund të konsiderohet një rast i mirë për zhvillimin turistik dhe ekonomik të kësaj zone".

Ghodratullah Tamimian gjithashtu bëri të ditur marrëveshjen kulturore e arritur me autoritetet e provincës Basra të Irakut dhe tha: "Është vendosur të hartohet një kalendar vjetor mes drejtorisë së zonës së lirë Arvand të Iranit dhe autoriteteve kulturore të provincës Basra të Irakut.

Në vitin 2018, rreth 8.8 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendet turistike të Iranit.