Pompeo pretendon se sanksionet amerikane kundër Iranit janë efektive
Sekretari i shtetit i SHBA pretendoi se sanksionet kundër Iranit kanë funksionuar.
Mike Pompeo përsëriti këtë pretendim të premten ku tha: "Ne do t'i zbatojmë këto sanksione kudo," njoftoi Sky News. Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore më 8 maj, 2018, në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe më pas vendosi sanksionet më të rënda ekonomike kundër popullit iranian. Gjatë së enjtes Amerika vendosi Ministrin e Jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif në listën e saj të sanksioneve. Trump ka imponuar presion në muajt e fundit, përfshirë sanksione, por nuk ka arritur ta shtyjë Iranin në tryezën e bisedimeve me anë të presioneve.