Foreign Policy: Irani dominon Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89967-foreign_policy_irani_dominon_gjirin_persik
Revista amerikane Foreign Policy në një artikull iu referua dëshirës së Presidentit amerikan Donald Trump për t'u tërhequr nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke shtuar se "Trump po zbaton një plan që Obama dhe Bush e kishin diskutuar tashmë."
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2019 17:06 Europe/Tirane
  • Foreign Policy: Irani dominon Gjirin Persik

Revista amerikane Foreign Policy në një artikull iu referua dëshirës së Presidentit amerikan Donald Trump për t'u tërhequr nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke shtuar se "Trump po zbaton një plan që Obama dhe Bush e kishin diskutuar tashmë."

Në artikullin e tij me titull "Irani dominon Gjirin Persik", analisti politik amerikan Steven Cook shkroi: "Ka qenë një realitet i kahershëm i pranuar nga të gjithë që në kontekstin e politikës së jashtme amerikane, nëse një vend bllokonte ose pengonte navigacionin në ngushticën e Hormuzit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të përdorin forcën e frikshme që ata disponojnë që të mbrojnë lirinë e lundrimit. Megjithatë, si shumë gjëra të tjera në këtë kohë, të vërtetat e lashta dhe ligjet absolute kanë rezultuar të jenë fiktive dhe dokrra. " Shtetet e Bashkuara kanë investuar shuma të konsiderueshme në Lindjen e Mesme për shumë dekada për të përmbushur disa detyra të rëndësishme - përfshirë mbrojtjen e rrugëve të tranzitit detar - por kjo detyrë nuk është më në interes të Shteteve të Bashkuara, sipas Donald Trump. Më 24 qershor, Presidenti Donald Trump shkroi: "Kina importon 91% të naftës së saj nga Ngushtica e Hormuzit, Japonia importon 62% dhe shumë vende të tjera në të njëjtën mënyrë. Pra, pse po mbrojmë rrugët e transportit detar të vendeve të tjera pa kompensim? Të gjitha këto vende duhet të mbrojnë anijet e tyre në atë që ka qenë gjithmonë një udhëtim i rrezikshëm". Steven Cook vazhdon: "Kushdo që ende beson se Shtetet e Bashkuara do të sfidojnë drejtpërdrejt Iranin, duhet të rilexojnë postimet e Trump. Megjithatë, është më shumë se kaq. Kjo është një shenjë parathënëse e asaj që duhet të ndodhë në politikën e jashtme amerikane. " Sipas Foreign Policy, Shtetet e Bashkuara po largohen nga Gjiri Persik. Jo këtë vit apo vitin tjetër, por nuk ka dyshim se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të tërhiqen nga rajoni. Më tej në shkrimin e tij, z. Cook pohoi se, përveç postimit të Presidentit amerikan, dëshmia më e mirë e largimit të ardhshëm të SHBA nga rajoni është mosveprimi i Uashingtonit përballë "provokimeve të Iranit". Në një pjesë tjetër të artikullit të tij, Steven Cook analizoi planin amerikan për krijimin e një "koalicioni të sigurisë detare" dhe shtoi: "Duket më shumë si një plan i një vendi që tashmë ka një këmbë jashtë dhe preferon të mos humbasë më shumë në rajon. Sigurisht, administrata Trump vendosi rreth 1.500 trupa në Gjirin Persik dhe dërgoi aeroplanët shtesë në bazat e saj, por ky veprim nuk rezultoi parandalues dhe Donald Trump nuk duket se është i prirur të përdorë forcat amerikane. " Në fund të artikullit të tij, Steven Cook theksoi se "Trump ka filluar të zbatojë një plan që ish-Presidentët George W. Bush, Barack Obama dhe zyrtarë të tjerë amerikanë e kanë artikuluar në mënyra të ndryshme gjatë 15 viteve të fundit: Shtetet e Bashkuara tani janë të pavarura në aspektin energjitik dhe Gjiri Persik nuk është aq i rëndësishëm sa dikur. Kjo mund të mos jetë plotësisht e saktë, por Trumpit nuk i intereson. Ai dëshiron të largohet nga Lindja e Mesme. Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për naftë, dhe Gjiri Persik është problemi i të tjerëve ".