Gjiri Persik, "varreza e forcave evropiane"!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89986-gjiri_persik_varreza_e_forcave_evropiane_!
Republika Islamike e Iranit dhe Rusia kanë njoftuar planet për mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta në Oqeanin Indian dhe në Detin e Omanit, manovra që do të shtrihen deri në bregdetin e Makranit, ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik. Gazeta Al-Quds Al-Arabi shkroi se "manovrat irano-ruse kanë bërë që vendet evropiane të tërhiqen nga agjenda e tyre për formimin e një koalicioni detar për të siguruar lundrimin e tankerëve të naftës në Gjirin Persik".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2019 16:40 Europe/Tirane
  • Gjiri Persik,

Republika Islamike e Iranit dhe Rusia kanë njoftuar planet për mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta në Oqeanin Indian dhe në Detin e Omanit, manovra që do të shtrihen deri në bregdetin e Makranit, ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik. Gazeta Al-Quds Al-Arabi shkroi se "manovrat irano-ruse kanë bërë që vendet evropiane të tërhiqen nga agjenda e tyre për formimin e një koalicioni detar për të siguruar lundrimin e tankerëve të naftës në Gjirin Persik".

Gazeta shton se, përveç Britanisë, e cila ka dërguar një fregatë të re në ujërat e Gjirit Persik, asnjë vend tjetër nuk ka vendosur anije luftarake në rajon dhe madje disa vende të tilla si Spanja kanë tërhequr anijet e tyre. Është interesante të theksohet se, megjithë rritjen e tensionit dhe mundësisë së luftës, ka gjithnjë e më pak anije në Gjirin Persik, veçanërisht amerikane. Kjo është hera e parë që nuk ka transportues aeroplanësh amerikanë në rajon, shton gazeta. Al-Quds Al-Arabi gjithashtu thekson se "evropianët janë të vetëdijshëm se anijet e tyre luftarake nuk mund t'i rezistojnë raketave dhe komandove iraniane dhe se rajoni i Gjirit Persik do të jetë "varreza e forcave evropiane ". Por ajo që shqetëson evropianët është njoftimi i manovrave të përbashkëta midis Iranit dhe Rusisë në ujërat e detit të Omanit dhe Oqeanit Indian, manovrat e dytë e këtij lloji pas asaj të zhvilluar në Detin Kaspik. Manovrat e reja përcjellin një mesazh politik për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për t'u bërë të ditur atyre që Moska do të mbështesë Teheranin në konfliktin aktual. Evropianët po përpiqen të shmangin çdo përballje me Rusinë në çështjet gjeopolitike, përfundon shkrimi i Al-Quds Al-Arabi.