BE kundërshton aventurizmin amerikan në Gjirin Persik
Nathalie Tocci, këshilltare speciale e shefes së politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, kundërshtoi çdo veprim ushtarak që synon garantimin e lirisë së trafikut detar në Gjirin Persik dhe në ngushticën e Hormuzit.
Ajo deklaroi: "Është e qartë se operacionet ushtarake në Gjirin Persik do të rrisin potencialin për konflikt me Iranin. Evropianët për sa kohë që ekziston një mundësi për të garantuar lirinë e trafikut detar përmes diplomacisë dhe dialogut me Iranin do të zgjedhin këtë rrugë ". Është e vështirë të kuptohet pse Presidenti amerikan Donald Trump është i vendosur të krijojë një koalicion prej 60 shtetesh për të garantuar "sigurinë" e lundrimit në ngushticën e Hormuzit. Nën pretekstin e një kërcënimi iranian, Trump synon të krijojë një koalicion detar për të mjelë monarkitë arabe të Gjirit Persik. Eshtë përgjegjësi e vendeve bregdetare të Gjirit Persik (Irani dhe monarkitë arabe) të garantojnë lundrimin e lirë në ngushticën e Hormuzit. Qëndrimi i BE-së mbi sigurinë në Gjirin Persik, veçanërisht për lirinë e lundrimit, është në kontrast të ashpër me qasjen e Uashingtonit. Vlen të përmendim refuzimin e guximshëm të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nuk pranoi të jetë pjesë e koalicionit të propozuar nga Trump. Në të vërtetë, Angela Merkel nuk i beson Donald Trumpit dhe ka frikë nga pasojat e vendimeve të tij. Berlini ka publikuar një deklaratë zyrtare duke njoftuar se preferon një zgjidhje paqësore për tensionin e nxitur nga tërheqja e njëanshme e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin. I vetmi që i është përgjigjur deri më tani thirrjes së Donald Trump për të vendosur një koalicion detar në Gjirin Persik është Boris Johnson, kryeministri i ri britanik. Durimi i Iranit ndaj sanksioneve amerikane ka një kufi të caktuar. Prandaj është e mundur që Korpusi i Rojeve Revolucionare të Iranit dhe aleatët e tij rajonalë të veprojnë për t'u dhënë fund veprimeve të Shteteve të Bashkuara në rajon. Autoritetet iraniane kanë deklaruar vazhdimisht se nuk po kërkonin luftë, por se bazat amerikane në Gjirin Persik dhe objektet thelbësore të Izraelit do të shkatërrohen në rast të një konflikti të ri. Shkatërrimi i një droni amerikan nga Forcat Ajrore të Iranit, arrestimi i një tankeri britanik në Gjirin Persik, dhe mbështetja financiare dhe ushtarake për Hamasin dhe Xhihadin Islamik në Gaza, për Hezbollahun në Liban dhe Ansarallahun në Jemen, të gjitha dëshmojnë se përmbajtja e iranianëve nuk do të jetë e përjetshme.