Gjiri Persik, Zhiteli rus në Iran?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90006-gjiri_persik_zhiteli_rus_në_iran
A i ka dërguar Rusia sistemet e luftës elektronike në Iran? Sipas Sputnik, sistemet e luftës elektronike të prodhuara nga Rusia janë vërejtur në tokën iraniane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 04, 2019 13:11 Europe/Tirane
  • Gjiri Persik, Zhiteli rus në Iran?

A i ka dërguar Rusia sistemet e luftës elektronike në Iran? Sipas Sputnik, sistemet e luftës elektronike të prodhuara nga Rusia janë vërejtur në tokën iraniane.

Bëhet fjalë për sistemin R-330ZH "Zhitel", thotë agjencia ruse e lajmeve. Një video e publikuar nga Sputnik tregon se sistemi rus Zhitel, i specializuar në luftën elektronike nuk është vendosur ende në Iran, por elementët e tij janë duke shkuar drejt vendit ku duhet të instalohen. R-330ZH, i njohur edhe si Zhitel, është një stacion komunikimi bllokimi i krijuar dhe prodhuar nga kompania ruse Protek. R-330ZH është projektuar për zbulimin, analizimin, lokalizimin dhe bllokimin e sistemeve të komunikimit telefonik dhe satelitor që veprojnë në një frekuencë prej 100 deri 2000 MHz, dhe për instalimet tokësore brenda një rrezeje prej 25 km dhe për objektivat ajrore deri në 50 km. Sipas burimeve të pavarura të cituara nga Sputnik, Ministria e Mbrojtjes e Iranit nënshkroi një kontratë në fillim të vitit 2019 për blerjen e sistemeve të luftës elektronike nga Rusia, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj. Ende nuk dihet se ku do të përdoren këto sisteme, thotë burimi duke shtuar, se ekspertët thonë se Irani përmes këtyre sistemeve mund të bllokojë kanalet e komunikimit dhe telekomunikacionit në ngushticën e Hormuzit. Disa ditë më parë, komandanti i përgjithshëm i njësive të mbrojtjes ajrore të Ushtrisë Iraniane, gjeneral Amir Sabahifar, theksoi se "njësitë tona janë në gjendje të përkryer për të zbuluar dhe përgjuar dronët dhe avionët stealth dhe kjo është vetëm një pjesë e aftësive tona”. "Sot, ne jemi të vetë-mjaftueshëm në zhvillimin e sistemeve të radarëve dhe jemi në gjendje të zbulojmë aeroplanë të ndryshëm modernë amerikanë. Fuqia jonë mbrojtëse ka bërë që armiqtë tanë të kuptojnë se nëse ata përfshihen në një konflikt me ne, do të pësojnë dëme serioze, "tha ai. Për vëzhguesit politikë, termi "avion stealth" mund t'i referohet aeroplanëve F-35 softueri i të cilit ALIS (Autonomic Logistics Information System) është veçanërisht i dëmtueshëm nga sulmet kibernetike. Ky informacion në lidhje me dërgimin e sistemit Zhitel në Iran vjen pasi Irani planifikon të zhvillojë një stërvitje detare të përbashkët me Rusinë në Oqeanin Indian, në Detin e Omanit dhe në Gjirin Persik. Komandanti i marinës iraniane, Admirali Husein Khanzadi, deklaroi se stërvitja e përbashkët irano-ruse do të zhvillhet para fundit të vitit.