Siguria e Iranit nuk është e tregtueshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90059-siguria_e_iranit_nuk_është_e_tregtueshme
Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Irani nuk e sheh sigurinë si një mall tregu, por përkundrazi e konsideron sigurinë dhe fuqinë e tij si rezultat i përpjekjeve dhe aspiratave të popullit iranian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 07, 2019 17:46 Europe/Tirane
  • Siguria e Iranit nuk është e tregtueshme

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Irani nuk e sheh sigurinë si një mall tregu, por përkundrazi e konsideron sigurinë dhe fuqinë e tij si rezultat i përpjekjeve dhe aspiratave të popullit iranian.

"Ne kurrë nuk blejmë siguri dhe as nuk shesim siguri, sepse ne e marrim sigurinë, zhvillimin dhe legjitimitetin tonë nga njerëzit tanë," tha ai në një ceremoni të zhvilluar të mërkurën në Teheran për të shënuar të Drejtat Islame të Njeriut dhe Ditën e Dinjitetit Njerëzor. Ai shtoi se Irani e konsideron popullin e vet dhe jo fuqitë e huaja, si bazën e pushtetit. Zarif përmendi rastin e Arabisë Saudite si shembull i një vendi i cili mban një koncept tregtar të sigurisë. "Riadi dikur i besoi regjimit të ish diktatorit irakian Sadam Husein me 75 milion dollarë për t'i përdorur gjatë luftës së përgjakshme që ky i fundit i imponoi Iranit nga viti 1980 deri në 1988, tha Zarif. "Si është e mundur që regjimit Saudit nuk e ka kuptuar që paratë nuk garantojnë siguri? Pas financimit luftës së Irakut kundër Iranit, Sadami përdori të njëjtat armë që kishte blerë me paratë saudite kundër vetë Arabisë Saudite, ”vuri në dukje Zarif. Ai kritikoi Arabinë Saudite se i ka varur shpresat te Izraeli për sigurinë e saj, duke thënë se Riadi është i bindur se "lypja" e sigurisë nga Izraeli do të funksionojë dhe do e shtyjë entitetin okupues sionist të mbështesë Riadin. Kjo është në një kohë që edhe sistemi raketor i regjimit izraelit i ashtuquajtur 'Kupola e Hekurt'  është shkatërruar përballë raketave palestineze, shtoi ai. Më tej, Zarif barazoi presionin e tanishëm ekonomik të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit me "terrorizmin" që i drejtohet kombit iranian. "Sanksionet janë barabarta me terrorizmin. Synimi i sanksioneve janë njerëzit e zakonshëm, "tha ai. "Terrorizmi nënkupton përdorimin e instrumenteve të forcës për të imponuar axhendat e caktuara politike."