Forcat e Armatosura të Iranit nuk do të kapen në befasi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90068-forcat_e_armatosura_të_iranit_nuk_do_të_kapen_në_befasi
Kreu i Qendrës për Studime Strategjike të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha: "Të gjitha kërcënimet rajonale dhe jashtë-rajonale monitorohen dhe analizohen nga ekspertët iranianë të inteligjencës dhe në përputhje me rrethanat, Forcat e Armatosura të Iranit nuk do të befasohen kurrë".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Forcat e Armatosura të Iranit nuk do të kapen në befasi

Kreu i Qendrës për Studime Strategjike të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha: "Të gjitha kërcënimet rajonale dhe jashtë-rajonale monitorohen dhe analizohen nga ekspertët iranianë të inteligjencës dhe në përputhje me rrethanat, Forcat e Armatosura të Iranit nuk do të befasohen kurrë".

Sipas agjencisë IRNA, gjeneral brigade Amir Reza Purdestan tha të mërkurën në mbrëmje se kultura e rezistencës i ka kapërcyer kufijtë e Iranit, duke mbërritur në vendet e rajonit, dhe Shtetet e Bashkuara janë në një pozitë të dobët. "Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit gëzojnë potencial, forcë dhe fuqi të madhe, dhe me udhëheqjen e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, flamuri i Islamit së shpejti do të ngrihet në të gjithë botën", shtoi ai. Duke theksuar se SHBA është e shqetësuar nga përhapja e kulturës së rezistencës, gjeneral brigade Amir Reza Purdestan tha se për të parandaluar krijimin dhe përhapjen e kulturës së rezistencës, Shtetet e Bashkuara hartuan incidentin e 9 shtatorit 2001 dhe së bashku me 30 kombe, 180.000 trupa dhe disa qindra avionë dhe helikopterë filluan agresionin kundër vendeve të rajonit. Ai theksoi se në vitin 2001 SHBA nuk kishte ardhur në rajon për të pushtuar Afganistanin dhe Irakun, por qëllimi kryesor i tyre ishte të sulmonte Iranin.