Ekuacionet e rajonit kanë ndryshuar në favor të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90077-ekuacionet_e_rajonit_kanë_ndryshuar_në_favor_të_iranit
Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe tensionet në rritje në Gjirin Persik kanë ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të Iranit dhe në dëm të Shteteve të Bashkuara, shkroi faqja medias libaneze Al-Mayadeen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2019 17:23 Europe/Tirane
  • Ekuacionet e rajonit kanë ndryshuar në favor të Iranit

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe tensionet në rritje në Gjirin Persik kanë ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të Iranit dhe në dëm të Shteteve të Bashkuara, shkroi faqja medias libaneze Al-Mayadeen.

"Krizat rajonale dhe ndërkombëtare për shkak të përplasjeve strategjike midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u ngjajnë shumë ndryshimeve drastike pas rënies së Bashkimit Sovjetik," vuri në dukje artikulli i Al-Mayadeen. Analizat mbi tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë shenja, sipas burimit libanez, të dobësimit të hegjemonisë amerikane dhe forcimit të rolit të Iranit dhe boshtit të Rezistencës në tabelën rajonale dhe ndërkombëtare të shahut. "Administrata e Presidentit Trump, e cila është në konflikt me disa fuqi botërore, po ushtron një fushatë të presionit maksimal kundër Iranit. Por konflikti me Iranin ka një ndryshim të madh me luftërat e tjera tregtare dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara me vende të tilla si Kina dhe Rusia. Revolucioni Islamik në Iran po rivalizon me botëkuptimin amerikan, veçanërisht në lidhje me çështje si konflikti izraelito-palestinez", thekson Al-Mayadeen. Duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe me  rivendosjen e sanksioneve ekonomike, Donald Trump shpresonte se ai mund ta detyronte Iranin të tërhiqej dhe të bënte kompromis mbi parimet e Revolucionit të tij. Por qëndrueshmëria e Iranit për këtë çështje i ka shkatërruar pritjet e presidentit amerikan. Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, të mërkurën në një ngjarje që shënoi Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut dhe Dinjitetit Njerëzor në Teheran,  tha se qëndrimi i Teheranit ishte "ndërveprimi konstruktiv" me vendet e tjera, duke shtuar megjithatë se një ndërveprim i tillë duhet të përputhet me parimet e Revolucionit Islamik, dhe theksoi: "Ne nuk mund ta ndryshojmë diskursin tonë. Nëse do ta bënim, do të humbnim identitetin tonë. " Sipas Al-Mayadeen, aftësia e Iranit për t'u përballur me Shtetet e Bashkuara dhe për të mbrojtur idealet e tij revolucionare, rikthimi i Rusisë në planin e parë në skenën ndërkombëtare dhe forcimi i fuqisë ekonomike të Kinës, të gjitha këto kontribuojnë në dobësimin e pozitës së Shteteve të Bashkuara në botë. Media libaneze përfundon se në kontekstin aktual të tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Rusia dhe Kina do të bëjnë çmos për të përmirësuar më tej pozicionin e tyre përballë presioneve ekonomike dhe ushtarake të SHBA.