Lufta kundër Iranit do të thotë 'kolaps i pakthyeshëm' i Izraelit
(last modified Thu, 08 Aug 2019 19:57:00 GMT )
Gusht 08, 2019 21:57 Europe/Tirane
  • Lufta kundër Iranit do të thotë 'kolaps i pakthyeshëm' i Izraelit

Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara të bëjnë luftë kundër Iranit, pasi e dinë se çdo konfrontim i tillë do ta ekspozojë regjimin izraelit me "kërcënim të plotë".

Gjeneral Major Husein Salami tha të enjten se armiqtë e Iranit nuk mund të mbajnë të mbyllur asnjë luftë me Iranin dhe do të përballeshin me "një shpërthim lufte, zjarri dhe rreziku kudo". Ai theksoi fuqinë në rritje të frontit të rezistencës anti-Izrael në rajon, duke përfshirë Sirinë, Libanin dhe Palestinën, duke thënë: "Armiku është i vetëdijshëm se çdo luftë e re mund ta ekspozojë regjimin sionist ndaj kërcënimeve në shkallë të plotë dhe do ta shtyjë atë në një kolaps të pakthyeshëm". "Një numër i aleatëve amerikanë në rajon inkurajonin dikur SHBA-të që të zhvillonin luftë ndaj Iranit, por më vonë e kuptuan se një luftë me Iranin do të kërcënonte sistemet e tyre politike, kështu që ata heshtën," shtoi Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik. "Jam i sigurt që sionistët dhe aleatët rajonalë të SHBA nuk kanë asnjë interes për luftë, sepse ata e dinë se shkalla gjeografike e asaj lufte do të ishte e gjerë dhe ata e dinë rezultatin e një lufte të tillë", tha ai.

 

Tags