Izraeli të mos afrohet në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90199-izraeli_të_mos_afrohet_në_gjirin_persik
Kreu i Organizatës së Mbrojtjes Pasive të Iranit ka paralajmëruar kundër pranisë së mundshme të Izraelit në një koalicion të udhëhequr nga SHBA në Gjirin Persik, duke theksuar se Republika Islamike është tepër serioze kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare në ujërat e saj territoriale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 14, 2019 17:18 Europe/Tirane
  • Izraeli të mos afrohet në Gjirin Persik

Kreu i Organizatës së Mbrojtjes Pasive të Iranit ka paralajmëruar kundër pranisë së mundshme të Izraelit në një koalicion të udhëhequr nga SHBA në Gjirin Persik, duke theksuar se Republika Islamike është tepër serioze kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare në ujërat e saj territoriale.

"Irani mbron me forcë interesat e tij kombëtare në ujërat e tij territoriale dhe është plotësisht serioz në këtë drejtim," tha të mërkurën gjeneral brigade Gholamreza Xhalali. Duke theksuar se SHBA po kërkon të krijojë pasiguri në Gjirin Persik, komandanti i lartë iranian tha se "përkundrazi, Irani kërkon të promovojë sigurinë kolektive në rajon dhe e ndjek këtë çështje të rëndësishme përmes bashkëpunimit me fqinjët e tij në funksion të sigurimit të interesave te përbashkëta." Xhalali e përshkroi regjimin izraelit si burimin e pasigurisë në Azinë Perëndimore dhe tha se si një regjim i tillë okupues mund të garantonte sigurinë në Gjirin Persik! "Sidoqoftë, nëse armiqtë kërkojnë të fillojnë një luftë, ata padyshim që do të marrin një përgjigje të fortë dhe dërrmuese nga ushtarët tanë trima, pasi ata kanë dëshmuar më parë fuqinë tonë," vuri në dukje ai. Komandanti iranian hodhi poshtë pretendimin e Izraelit se po kërkonte të forconte sigurinë rreth ngushticës strategjike të Hormuzit, duke thënë nëse izraelitët janë me të vërtetë të aftë për të garantuar sigurinë, ata do të bënin më mirë të mbroheshin përballë luftëtarëve të rezistencës në Palestinë dhe Liban.