Admiral Tangesiri: Vendet e rajonit mund të garantojnë vetë sigurinë e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90277-admiral_tangesiri_vendet_e_rajonit_mund_të_garantojnë_vetë_sigurinë_e_rajonit
Komandanti i forcave detare të gardës Revolucionare ka thënë se vendet në jug të Gjirit Persik dhe të Detit të Omanit, së bashku me Iranin mund të garantojnë vetë sigurinë në Gjirin Persik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 18, 2019 06:27 Europe/Tirane
  • Admiral Tangesiri: Vendet e rajonit mund të garantojnë vetë sigurinë e rajonit

Komandanti i forcave detare të gardës Revolucionare ka thënë se vendet në jug të Gjirit Persik dhe të Detit të Omanit, së bashku me Iranin mund të garantojnë vetë sigurinë në Gjirin Persik.

Admiral Ali’reza Tangesiri, pasi vuri në dukje se për garantimin e sigurisë në Gjirin Persik nuk është aspak nevoja për praninë e të huajve shtoi: Prania e të huajve në Gjirin Persik bëhet shkak për destabilizimin e rajonit. mesazhi i Iranit për vendet e rajonit është mesazhi i paqes, miqësisë dhe sigurisë tha admiral Tangesiri i cili shtoi se Irani është flamurtar i sigurisë në detin e Omanit dhe oqeanin Indian. Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare pasi vuri në dukje përballjen e forcave detare të ushtrisë dhe gardës revolucionare me forcat huaja kryesisht të Anglisë dhe Amerikës tha: Nëse anijet dhe nëndetëset bërthamore në Gjirin Persik do të hasin në probleme, vendet në jug të këtij rajon për shkak të ndotjes së detit nuk do të kenë as ujë të pijshëm.