Zarif; Irani nuk do të jetë iniciator i asnjë lufte
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90307-zarif_irani_nuk_do_të_jetë_iniciator_i_asnjë_lufte
Irani nuk do të jetë iniciator i asnjë lufte në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 19, 2019 17:02 Europe/Tirane
  • Zarif; Irani nuk do të jetë iniciator i asnjë lufte

Irani nuk do të jetë iniciator i asnjë lufte në rajon.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë të tij dhënë agjencisë NBC News të Amerikës. Në këtë intervistë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi; Irani në asnjë kohë nuk ka qenë iniciator i veprimeve dhe sulmeve ushtarake dhe në 250 vitet e kaluara nuk ka bërë kurrë një gjë të tillë. Irani gjithmonë ka mbrojtur veten dhe u ka dhënë mësim të mirë agresorëve. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit lidhur me mos ndikimin e presioneve maksimale të Amerikës kundër Iranit tha: Ky ishte mendim politik i Uashingtonit që nga tryeza nuk është hequr asnjë opsion mirëpo ky proces është kundër konventave dhe dispozitave të OKB të cilat e konsiderojnë të jashtëligjshëm kërcënimin me përdorim force.