Zarif: SHBA nuk mund të krijojnë pasiguri në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90382-zarif_shba_nuk_mund_të_krijojnë_pasiguri_në_gjirin_persik
Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif gjatë vizitës së tij në vendet e Evropës Veriore ka theksuar se Irani investon të gjitha përpjekjet e tij për të garantuar sigurinë e Gjirit Persik, duke pohuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të shkaktojnë pasiguri në këtë rajon strategjik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 22, 2019 17:49 Europe/Tirane
  • Zarif: SHBA nuk mund të krijojnë pasiguri në Gjirin Persik

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif gjatë vizitës së tij në vendet e Evropës Veriore ka theksuar se Irani investon të gjitha përpjekjet e tij për të garantuar sigurinë e Gjirit Persik, duke pohuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të shkaktojnë pasiguri në këtë rajon strategjik.

"Ata duhet ta dinë që nuk mund të krijojnë pasiguri këtu", deklaroi të enjten diplomati i lartë iranian ndërsa mbajti një fjalim në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI), duke kujtuar se vija bregdetare e Gjirit Persik në Iran shtrihet deri në 1.500 milje (2,414 kilometra ), duke e bërë atë më të gjatën në mesin e shteteve të këtij rajoni. Irani gjithashtu gëzon kontrollin mbi gjysmën e hapësirës së ngushticës së Hormuzit, tha Ministri i Jashtëm i Iranit, duke shtuar se garantimi i sigurisë për rrugën e  anijeve tregtare është e pamundur pa pjesëmarrjen e Republikës Islamike. Ministri i Jashtëm tha se Irani ka provuar vetpërmbajtjen e tij nga përshkallëzimi i tensioneve, duke përmendur negociatat bilaterale dhe multilaterale të Iranit me administratën e mëparshme amerikane që rezultoi me arritjen e një marrëveshje bërthamore midis Teheranit dhe fuqive të mëdha botërore. "Por SHBA zgjodhi të dilte nga marrëveshja dhe ndoqi politikën e presionit maksimal dhe të luftës ekonomike kundër Iranit," tha Zarif, duke ju referuar vendimeve të administratës aktuale të SHBA. Zarif, ndërkohë, vuri në dukje se si autoritetet amerikane kishin menduar se Irani do të "copëtohej" brenda shtatë ditëve nga miratimi i qasjes së re të tyre. "Megjithatë, Irani i rezistoi presionit ashtu siç ka bërë ndaj të gjithë agresorëve, përfshirë Xhenghis Khan dhe ish-diktatorin e Irakut, Sadam Husein. Ne kemi qëndruar krenarë atje për 7000 vitet e fundit," tha Zarif.