Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij japonez
(last modified Wed, 28 Aug 2019 07:32:21 GMT )
Gusht 28, 2019 09:32 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij japonez

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Japonisë kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe procesin diplomatik të marrëveshjes bërthamore si dhe mbi çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare kryesisht mbi kushtet në Gjirin Persik dhe Azinë Perëndimore.

Muhamed Xhavad Zarif gjatë vizitës së tij në Japoni u takua me Taro Kono ministër i jashtëm i këtij vendi. Sot shefi i diplomacisë iraniane pritet të takohet me Shinzo Abe kryeministër i Japonisë me të cilin do të diskutojë për aleancën amerikane për ruajtjen e anijeve të naftës dhe sigurinë në Azinë Perëndimore. Sipas medias japoneze, Amerika i ka kërkuar qeverisë së Japonisë që t’i bashkohet aleancës detare në Gjirin Persik mirëpo Tokio këtë kërkesë e ka analizuar dhe ka arritur në përfundimin që në vend të kësaj aleance të bëhen përpjekje për uljen e tensioneve në rajon. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përpara vizitës së tij në Japoni ka vizituar Kinën ku u takua me Wang Ji ministër i jashtëm i Kinës. Nesër ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif pritet të shkojë në Japoni. Vlen të theksohet se Kina dhe Japonia janë partnerë dhe blerës tradicionalë të naftës së Iranit.

Tags