"Gabimi i parë i armikut do të jetë edhe i fundit"
Komandanti i mbrojtjes ajrore të Ushtrisë së RII tha se "nga frika e reagimit të forcave të armatosura iraniane, armiku e ka ndalur makinën e tij të luftës 200 milje larg nga ngushtica e Hormuzit".
Gjeneral brigade Alireza Sabahi Fard theksoi se treni i mbrojtjes ajrore të Iranit është në shina dhe nuk mund të ndalet më. Nëse gatishmëria e forcave tona të armatosura dhe ideja e konfrontimit përfundimtar janë bërë shkak që armiku të pendohet dhe ta ndalojë makinën e tij të luftës 200 milje nga ngushtica e Hormuzit pa guxuar të depërtojë në territorin tonë, kjo është falë vigjilencës së forcave të armatosura të cilat drejtohen nga Lideri Suprem i Revolucionit ", theksoi ai duke shtuar: "Armiku e di mirë se gabimi i tij i parë do të jetë edhe gabimi i fundit i tij". "Ne i këshillojmë liderët e vendeve të rajonit të përmbahen nga anëtarësimi në koalicionin e udhëhequr nga SHBA dhe të refuzojnë bashkëpunimin me vendet e huaja për të garantuar sigurinë rajonale, sepse kjo siguri mund të garantohet vetëm nga vendet e Gjirit Persik", tha Komandanti i mbrojtjes ajrore të Ushtrisë së RII. "Ne nuk po kërkojmë luftë ose konflikt, por siguria e vendit tonë dhe e rajonit janë vijat tona të kuqe dhe ne nuk bëjmë kompromis me askënd për këtë", deklaroi gjeneral brigade Alireza Sabahi Fard.