Nisin manovrat ushtarake detare për sigurinë në detin Kaspik
(last modified Sun, 01 Sep 2019 08:43:48 GMT )
Shtator 01, 2019 10:43 Europe/Tirane
  • Nisin manovrat ushtarake detare për sigurinë në detin Kaspik

Në detin Kaspik ushtria iraniane ka nisur manovrat ushtarake për garantimin e sigurisë së këtij deti.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ISNA e lajmeve sipas të cilës këto manovra kanë për qëllim ngritjen e kapacitetit veprues të forcave detare. Në këto manovra do të përdoren destrojerë, anije raketahedhës, avionë, helikopterë, forca detare, komando dhe forca të reja të ushtrisë iraniane. manovrat do të organizohet në një sipërfaqe prej 25 mijë hektarësh në rajonin 20 të detit Kaspik që është pjesë e territorit të Republikës Islamike të Iranit. Forcat ajrore të ushtrisë pritet të marrin pjesë në manovrën detare si forcë mbështetëse për garantimin e sigurisë së rajonit.

Tags