Irani: Akti i agresionit të Izraelit kundër Libanit kërcënon sigurinë globale
Irani ka dënuar me forcë veprimin e fundit të agresionit të regjimit izraelit kundër Libanit, duke thënë se ai përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë globale.
"Akti i agresionit të regjimit izraelit kundër Libanit është një shkelje e ashpër e sovranitetit dhe integritetit territorial të një vendi të pavarur, i cili është anëtar i Kombeve të Bashkuara, dhe përbën një veprim kundër paqes dhe sigurisë ndërkombëtare", tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abas Musavi. Duke përmendur se agresioni i Izraelit kundër Libanit shkel parimet e ligjit ndërkombëtar, zyrtari iranian shtoi: "Si rezultat i heshtjes kuptimplote të bashkësisë ndërkombëtare dhe mbështetjes së pakufishme të SHBA, regjimi i falimentuar izraelit po përpiqet të minojë rezistencën e nderuar të popullit libanez." Diplomati iranian tha se tani që Libani ka një president, qeveri dhe ushtri të fuqishme dhe kërkon të mbrojë pavarësinë dhe integritetin e tij territorial përballë agresionit të sionistëve, Izraeli po përpiqet të minojë rezistencën e popullit libanez. Musavi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Kombet e Bashkuara, të mos heshtin ndaj veprimeve të agresionit të regjimit të Tel Avivit, të cilat kanë nxitur destabilitet dhe pasiguri në rajon dhe në tërë botën.