Irani është një nga vendet më të sigurta në planet
Padyshim, ajo që i pengoi SHBA-të të reagojnë ndaj shkatërrimit të dronit RQ-4 Global Hawk nga mbrojtja ajrore iraniane në qershorin e kaluar ishin të dhënat për aftësitë mbrojtëse të Iranit që ushtria amerikane i ka ofruar Trumpit, tha gjeneral brigade Muhamed Bakeri, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Iraniane.
"Irani është një nga vendet më të sigurta në planet, ndërsa jeton në një nga rajonet më të pasigurt në botë. Vendi ynë gjithashtu përballet me një gamë veçanërisht të gjerë kërcënimesh. Nëse armiku nuk vepron dhe nuk guxon të na sulmojë, kjo është për shkak se forcat tona të armatosura kanë arritur të imponojnë një ekuacion mbrojtës që e frenon armikun ", shtoi gjeneral brigade Muhamed Bakeri. Ai më tej përshëndeti "dobësimin dhe dekadencën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit" në kontrast me Boshtin e Rezistencës, i cili vazhdon të arrijë fitore strategjike”. "Sot, shumica e Sirisë është nën kontrollin e shtetit sirian. Në Irak, i cili ishte pushtuar thuajse plotësisht nga ISIS, ky grup terrorist u mposht nga boshti i Rezistencës, ndërsa Parlamenti irakian tani po diskuton për dëbimin e trupave amerikane. Në Jemen, një popull i shtypur i sulmuar dhe i martirizuar për vite me radhë arriti një nga fitoret më spektakolare ushtarake të shekullit të ri, duke u mbështetur në forcën e vet, një fitore e ilustruar nga aftësia e tij për të rrëzuar aeroplanët modernë dhe për të shkatërruar armatimet më të mira të arsenalit perëndimor. Irani ofron mbështetje ideologjike për civilët jemenas, por nuk ka dërguar armë ose pajisje, në kundërshtim me pretendimet e koalicionit agresor. Këto pretendime injorojnë faktin se Jemeni është nën embargo dhe se popullsia e tij është e privuar nga marrja e ndihmave ushqimore dhe mjekësore. Në këtë kontekst, si mundet Irani t'i dërgojë lëvizjes Ansarallah raketa 9 metra të gjata? Këto janë thjesht spekulime”, tha Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Iraniane.