Irani synon avionët MIG-35
Uebfaqja analitike e revistës Military Watch, e cila analizon inteligjencën ushtarake në skenën ndërkombëtare, njoftoi të enjten më 5 shtator vendimin e mundshëm të pesë vendeve, përfshirë Iranin, për të blerë avionin e ri të prodhimit rus MIG-35.
"Pesë vende – Kina, Irani, India, Bjellorusia dhe Koreja e Veriut - do të jenë klientë të rëndësishëm dhe të mundshëm të avionit të ri rus MIG-35", thuhet në raport. MIG-29 është avioni më modern i Forcave Ajrore të Iranit. Dy skuadrone të avionëve MIG-29 dhe dy skuadrone të avionëve amerikanë F-14 Tomcat formojnë elitën e forcave ajrore të vendit. Pajisjet moderne luftarake, raketat e reja ajër-ajër, veçanërisht K-77, dhe sensorët e fuqishëm, diapazoni dhe manovrimi i mundësojnë avionit MIG-35 të sfidojë avionët e tjerë të vendosur në rajon, siç është F-35 izraelite dhe F-15 saudit.