Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbërrin në Teheran
Cornel Feruta, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), mbërriti në Teheran të Dielën në mëngjes për t'u takuar me zyrtarë të Republikës Islamike të Iranit.
Sipas Pars Today, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte njoftuar më parë se udhëtimi i Cornel Feruta në Teheran ishte pjesë e ndërveprimit të vazhdueshëm midis ANEA dhe Iranit. Vizita e Cornel Feruta në Teheran vjen në një kohë kur Republika Islamike e Iranit ka ndërmarrë hapin e tretë për reduktimin e angazhimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Gjermania, Britania dhe Franca u zotuan që duke mbrojtur interesat ekonomike të Iranit të ruajnë marrëveshjen bërthamore pas tërheqjes së paligjshme të SHBA më 8 maj 2018. Të shtunën, Organizata e Energjisë Atomike e Iranit tha se Irani ka filluar të përdorë centrifuga të përparuara IR-6 për të rritur rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, duke paralajmëruar nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 që koha që ata të shpëtojnë marrëveshjen historike përballë presionit nga Shtetet e Bashkuara po kalon.