Salehi: Irani vazhdon zhvillimin e programit paqësor atomik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90978-salehi_irani_vazhdon_zhvillimin_e_programit_paqësor_atomik
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit duke folur për sukseset atomike të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se Irani po ndjek objektiva të logjikshme për zgjerimin e programit paqësor atomik në fushat e prodhimit të energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2019 11:00 Europe/Tirane
  • Salehi: Irani vazhdon zhvillimin e programit paqësor atomik

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit duke folur për sukseset atomike të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se Irani po ndjek objektiva të logjikshme për zgjerimin e programit paqësor atomik në fushat e prodhimit të energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.  

Ali Akbar Salehi ditën e hënë në mbledhjen e 63-të të përgjithshme të ANEA-së duke theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale në fushën e sigurisë atomike, deklaroi: "Siguria atomike nuk duhet të përdoret si pretekst ose si mekanizëm për shkeljen, mohimin ose kufizimin e të drejtave të pamohueshme të vendeve në zhvillim e sipër për hulumtim, prodhim dhe shfrytëzimin e energjisë atomike për qëllime paqësore".

Ali Akbar Salehi duke thënë se Irani në mënyrë të veçantë thekson në krijimin e rrjeteve rajonale përkatëse me shtimin e sigurisë atomike dhe shqyrtimin e gjendjeve emergjente, shtoi: "Irani me anë të eksperiencave, shkencës dhe potencialeve të gjera, deklaron gatishmërinë e vet për bashkëpunim të përbashkët me të gjitha vendeve të rajonit në këtë drejtim".

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit gjithashtu duke kritikuar moszbatimin e zotimeve të palëve të mbetura në marrëveshjen bërthamore dhe politikat e njëanshme dhe veprimet destruktive të Amerikës për ta goditur multilateralitetin, deklaroi: "Bashkësia Ndërkombëtare duhet të dënojë veprimet destruktive të Amerikës dhe ndjekjen e terrorizmit ekonomike nga qeveria e Uashingtonit".