Zarif: Ekipi- B e konsideron ushtrinë amerikane si mercenar personal
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91097-zarif_ekipi_b_e_konsideron_ushtrinë_amerikane_si_mercenar_personal
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se edhe ish sekretari i shtetit i SHBA e ka pranuar se një grup ndërkombëtar i luftënxitësve, ose Ekipi-B, dëshiron të përdorë ushtrinë amerikane si mercenar të vetin personal.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2019 18:53 Europe/Tirane
  • Zarif: Ekipi- B e konsideron ushtrinë amerikane si mercenar personal

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se edhe ish sekretari i shtetit i SHBA e ka pranuar se një grup ndërkombëtar i luftënxitësve, ose Ekipi-B, dëshiron të përdorë ushtrinë amerikane si mercenar të vetin personal.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të shtunën, Zarif shtoi se siç konfirmohet nga ish Sekretari i Shtetit i SHBA Rex Tillerson, Ekipi-B e përdor Presidentin e SHBA Donald Trump si një "vegël" për ta shtyrë atë të fillojë një luftë. Diplomati i lartë iranian shtoi se disa ende po e kryejnë punën, pavarësisht nga vendimi i Trumpit për të shkarkuar një anëtar te Ekipit-B, duke iu referuar shkarkimit të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton. "Ekipi B" është një term i hedhur në përdorim nga Zarif. Ai i referohet një grupi politikanësh që ndajnë prirjen për luftë të mundshme me Iranin dhe shkronjën "b" në emrat e tyre. Ky grup përfshijn Netanjahun, Princin e Kurorës Saudite Muhamed bin Salman, Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Muhamed bin Zajed Al Nahian, dhe, më parë, John Bolton.