Zarif: Lufta kundër Iranit do të jetë e pafund
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91102-zarif_lufta_kundër_iranit_do_të_jetë_e_pafund
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka paralajmëruar se çdo vend që fillon një luftë kundër Iranit nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë atë vetë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë ushtarak do të sjellë pasoja të rënda për të gjithë Lindjen e Mesme dhe përtej këtij rajoni.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2019 05:53 Europe/Tirane
  • Zarif: Lufta kundër Iranit do të jetë e pafund

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka paralajmëruar se çdo vend që fillon një luftë kundër Iranit nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë atë vetë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë ushtarak do të sjellë pasoja të rënda për të gjithë Lindjen e Mesme dhe përtej këtij rajoni.

Në një intervistë për programin e CBS News 'Face the Nation "të shtunën, Zarif tha se një luftë me Iranin nuk do të kufizohet domosdoshmërisht në kufijtë iranian. Ai tha se Irani kurrë nuk do të kërkojë të fillojë një luftë, por paralajmëroi se kushdo që fillon një luftë kundër Iranit nuk do të jetë ai që e përfundon atë. Zarif e përshkroi si një gjest naiv një vendim të SHBA-së për të forcuar trupat në Gjirin Persik pas sulmeve në Arabinë Saudite, duke thënë se lëvizje të tilla nuk do të ndihmojnë në çtensonimin e situatës në rajon. Ai u bëri thirrje SHBA-ve dhe aleatëve të tyre të kërkojnë një zgjidhje të luftës në Jemen, duke thënë se kjo do të ishte një zgjidhje "e dobishme". Ministri i Jashtëm iranian pritet të ketë një axhendë të ngjeshur në Nju Jork ku pritet të takojë ministrat e jashtëm të vendeve nënshkruese të marrëveshjes madhore ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit, e cila është vënë në pikëpyetje që nga maji i vitit të kaluar, kur SHBA u tërhoqën nga pakti.