Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Premtimet e evropianëve janë bosh
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91202-lideri_suprem_i_revolucionit_islamik_të_iranit_premtimet_e_evropianëve_janë_bosh
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se motivet armiqësore të evropianëve me Republikën Islamike të Iranit nuk kanë dallim parimor nga armiqësia e Amerikës dhe shtoi se evropianët në mënyrë sipërfaqësore po hyjnë në skenë si ndërmjetësues dhe po mbajnë fjalime të gjata, mirëpo të gjitha premtimet e tyre janë boshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 26, 2019 11:05 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Premtimet e evropianëve janë bosh

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se motivet armiqësore të evropianëve me Republikën Islamike të Iranit nuk kanë dallim parimor nga armiqësia e Amerikës dhe shtoi se evropianët në mënyrë sipërfaqësore po hyjnë në skenë si ndërmjetësues dhe po mbajnë fjalime të gjata, mirëpo të gjitha premtimet e tyre janë boshe.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të enjten në takim me disa përfaqësues të Kuvendit të Ekspertëve, theksoi se rruga e bashkëpunimit dhe negociatave nuk është e mbyllur me asnjë vend, përveçse me Amerikës dhe regjimin sionist dhe shtoi: “Mirëpo në asnjë mënyrë duhet t’iu besohet shteteve që mbajnë në dorë flamurin e armiqësisë me sistemin islamik dhe në krye të tyre qëndron Amerika dhe këto disa shtete evropiane, për arsye se ata në mënyrë të qartë po bëjnë armiqësi me popullin iranian”.

Ajetullah Khamenei vuri në dukje veprimet e shteteve evropiane pas marrëveshjes bërthamore dhe moszbatimin e zotimeve të tyre si dhe veprimet e Evropës pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e sanksioneve të padrejta, ndërsa deklaroi: “Evropianët pavarësisht premtimeve të tyre, praktikisht po zbatojnë sanksionet e Amerikës dhe nuk kanë bërë kurrfarë veprimi dhe tani tutje duket shumë larg që ata të bëjnë ndonjë veprim në interes të Republikës Islamike të Iranit. Prandaj duhet këputur tërësisht shpresat nga shtetet evropiane”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim vuri në dukje faktin se shtetet evropiane nuk kanë zbatuar 11 zotimet e tyre dhe shtoi: “Po ata të cilët kanë zhvilluar negociata, sot po thonë se evropianët nuk kanë zbatuar asnjë prej 11 zotimeve të tyre dhe kjo çështje është argumenti më i fortë se në asnjë çështje nuk duhet t’u besohet atyre”.

Ajetullah Khamenei gjithashtu zhvillimin e çështjeve pavarësisht të gjitha këtyre armiqësive e vlerësoi në interes të Republikës Islamike të Iranit dhe tha: “Aktualisht sistemi shtetëror i Republikës Islamike të Iranit jo vetëm që është më i fuqishëm se dyzetë vite më parë, por është më i fuqishëm edhe në krahasim me dhjetë vite më parë dhe ndikimi i Revolucionit Islamik në rajon është zgjeruar dhe është thelluar edhe më shumë”.