Anija naftore e Anglisë lirohet nga porti Bandar Abas
Anija transportuese e naftës së Anglisë “Stena Impero” është larguar nga porti Bandar Abas drejt ujërave ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se anija angleze e transportit të naftës “Stena Impero” të premten (sot) në mëngjes është nisur nga Bandar Abasi në drejtim të korridorit të ujërave ndërkombëtare.
Hamid Baidinezhad, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli, të hënën e kaluar ka njoftuar për lirimin e anijes angleze të transportit të naftës nga konfiskimi i autoriteteve iraniane.
Forcat detare të Gardës Revolucionare të iranit më 19 korrik me kërkesë të Organizatës për Administrimin e Porteve dhe Çështjeve të Transportit Detar në provincën Hormuzgan në jug të Iranit, kanë konfiskuar një anije angleze të transportit të naftës me emrin “Stena Impero” për shkak se kishte fikur sistemin e radarit dhe kishte hedhur mbetje të naftës në ngushticën e Hormozit. Kjo anije gjithashtu kishte bërë edhe një aksident me një varkë peshkimi të Iranit.