Komandanti i Gardës Revolucionare: "Eliminimi i Izraelit nuk është utopi"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91306-komandanti_i_gardës_revolucionare_eliminimi_i_izraelit_nuk_është_utopi
Irani tani është plotësisht i aftë të shkatërrojë regjimin sionist, tha komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2019 18:52 Europe/Tirane
  • Komandanti i Gardës Revolucionare:

Irani tani është plotësisht i aftë të shkatërrojë regjimin sionist, tha komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Zhdukja e këtij regjimi ogurzi nga harta e botës është një qëllim krejtësisht i arritshëm, tha gjeneral brigade Husein Salami. Në një fjalim të hënën, 30 shtator, në hapjen e një konference të komandantëve të Gardës Revolucionare, gjeneral Salami tha se Irani kishte zhvilluar potencialin e nevojshëm për të zhdukur "regjimin fals sionist" gjatë fazës së dytë të Revolucionit Islamik. "Ky regjim famëkeq (Izraeli) duhet të fshihet nga harta e botës në fazën e dytë të Revolucionit Islamik dhe kjo nuk është më një utopi apo ëndërr, por një qëllim i realizueshëm", shtoi Komandanti i Përgjithshëm Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit. Gjeneral Salami kujtoi fuqinë e Iranit si për sa i përket nivelit të ofensivës, ashtu edhe të rezistencës. "Ne mund ta godasim armikun me shkallë dhe intensitet të përcaktuar saktësisht, dhe në çdo zonë, fuqia jonë është autentike," shtoi ai. Ai vazhdoi duke thënë se strategjia e "rezistencës aktive" e Iranit, e zhvilluar nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, i ndalon armiqtë të miratojnë një strategji efektive kundër Iranit.