Zëdhënësi i qeverisë: Udhëheqësit Sauditë i dërguan mesazhe presidentit të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91307-zëdhënësi_i_qeverisë_udhëheqësit_sauditë_i_dërguan_mesazhe_presidentit_të_iranit
Zëdhënësi i administratës së Presidentit iranian Hasan Ruhani ka konfirmuar se liderët sauditë kanë dërguar mesazhe te Presidenti i Iranit përmes një kryetari të shtetit, megjithëse nuk pranoi të japë detaje mbi natyrën e atyre mesazheve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2019 18:53 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i qeverisë: Udhëheqësit Sauditë i dërguan mesazhe presidentit të Iranit

Zëdhënësi i administratës së Presidentit iranian Hasan Ruhani ka konfirmuar se liderët sauditë kanë dërguar mesazhe te Presidenti i Iranit përmes një kryetari të shtetit, megjithëse nuk pranoi të japë detaje mbi natyrën e atyre mesazheve.

Ali Rabiei i bëri deklaratat të hënën gjatë konferencës së tij javore për shtyp në Teheran, kur ai u pyet për raportet që tregojnë se udhëheqja Saudite po dërgonte mesazhe te shefi ekzekutiv i Iranit. "Po, është e vërtetë që ata i kanë dërguar mesazhe z. Ruhani përmes një kryetari të shtetit," vuri në dukje Rabiei, duke shtuar: "Ne duhet të shohim pa ndonjë paqartësi shenja të vullnetit të mirë të Arabisë Saudite, dhe shenja e parë është që të ndalojë agresionin kundër Jemenit dhe t'i japë fund masakrës së popullit jemenas". Zyrtari iranian tha se sulmet hakmarrëse të Jemenit ndaj Arabisë Saudite vërtetuan fuqinë ushtarake të forcave jemenase, duke shtuar se Riadi më herët kishte mohuar fuqinë e tyre për ta bërë këtë, por sulmet e Jemenit ndaj objekteve të gjigantit të naftës saudite Aramco vërtetuan fuqinë e tyre. Duke përsëritur se Irani do të mirëpriste një ndryshim "të mirëfilltë" në sjelljen e sauditëve, Rabiei vuri në dukje se "Mesazhi i Iranit ishte i qartë që në fillim; ne dëshirojmë fundin e agresionit dhe masakrës saudite në Jemen dhe e konsiderojmë armëpushimin si pikënisjen e zgjidhjes së konfliktit. "