ANEA: Irani po hedh 'një hap në drejtimin e duhur'
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91395-anea_irani_po_hedh_'një_hap_në_drejtimin_e_duhur'
Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) deklaroi se Irani ka ndërmarrë "një hap në drejtimin e duhur" në lidhje me programin e tij bërthamor, por ka ende çështje që nuk janë adresuar "plotësisht".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2019 16:17 Europe/Tirane
  • ANEA: Irani po hedh 'një hap në drejtimin e duhur'

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) deklaroi se Irani ka ndërmarrë "një hap në drejtimin e duhur" në lidhje me programin e tij bërthamor, por ka ende çështje që nuk janë adresuar "plotësisht".

Agjensia bërthamore e OKB tha të Premten se ishte "duke diskutuar substancën" me zyrtarët iranianë. Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, Drejtori i Përgjithshëm i ANEA, Cornel Feruta tha se ka pasur "angazhim" nga Irani javët e fundit për pyetjet në lidhje me deklaratat e tij mbi masat mbrojtëse bërthamore. "Ky angazhim nuk do të thotë që çështjet janë adresuar plotësisht, por është një hap në drejtimin e duhur", tha Feruta duke shtuar: "ANEA gjatë javëve të fundit ka pasur një dialog shumë aktiv me Iranin në të dy nivelet teknike dhe nivele më të larta ".