Lirohet gazetarja ruse e arrestuar në Iran
(last modified Thu, 10 Oct 2019 12:06:19 GMT )
Tetor 10, 2019 14:06 Europe/Tirane
  • Lirohet gazetarja ruse e arrestuar në Iran

Ambasada e Rusisë në Teheran ka njoftuar lirimin e gazetares ruse Yulia Yuzik e cila ishte arrestuar për shkak të disa parregullsive në lidhje me lëshimin e vizës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Andre Ganko, zëdhënësi i ambasadës së Rusisë në Teheran, ditën e enjte ka konfirmuar këtë lajm dhe ka thënë: "Yylia Yuzik sot në mëngjes është larguar nga Teherani".

Ndërkohë Ali Rabi'i zëdhënësi i qeverisë së Iranit, ditën e martë, ka deklaruar: "Arrestimi i kësaj gazetare ruse në Teheran nuk ka qenë i lidhur me drejtorinë anti-spiunazh, por për shkak të disa parregullsive në marrjen e vizës.".

 

Tags