Shkretëtira Maranxhab në Kashan të Iranit
Tetor 21, 2019 14:57 Europe/Tirane
Shkretëtira Maranxhab që ndodhet në pjesën më veriore të provincës Esfahan, gjegjësisht në afërsi të qytetit Kashan, është një prej shkretëtirave më të bukura të Iranit dhe kufizohet me Liqenin e Kripës, shkretëtirën Mesile, Rripin Rig dhe Parkun Kombëtar të Shkretëtirës në rrethin Aran. Ky rajon ka potenciale të ndryshme si shëtitjen shkretinore, motoçiklizmin shkretinor, shëtitjen me deve, skijimin mbi rërë dhe për çdo vit frekuentohet nga një numër i madh i turistëve.