Fshati Filband në Mazandaran të Iranit
Tetor 30, 2019 11:23 Europe/Tirane
Fshati Filband ndodhet në pikën më të lartë në provincën Mazandaran të Iranit me një lartësi rreth 2300 metër mbi nivelin detar dhe duket mbi valët e reve. Karakteristika më e rëndësishme dhe më atraktive e fshatit Filband është oqeani i reve që në të shumtën e rasteve përfshinë të gjithë fshatin duke krijuar një pamje jashtëzakonisht të bukur.