Mbi 500 mijë turistë shëndetësor të huaj vijnë në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92559-mbi_500_mijë_turistë_shëndetësor_të_huaj_vijnë_në_iran
Shefi i zyrës për turizëm shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se gjatë vitit të kaluar (2018), rreth e 550 mijë pacient të huaj nga vendet fqinjë kanë ardhur për kurim në Iran.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2019 12:34 Europe/Tirane
  • Mbi 500 mijë turistë shëndetësor të huaj vijnë në Iran

Shefi i zyrës për turizëm shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se gjatë vitit të kaluar (2018), rreth e 550 mijë pacient të huaj nga vendet fqinjë kanë ardhur për kurim në Iran.  

Sa'id Hashimzade, shefi i zyrës për turizëm shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi: "Rreth 72 mijë persona nga këta pacientë të huaj janë shtruar në spitalet e Iranit dhe të tjerët kanë kryer vizita më të shkurta nëpër klinikat shëndetësore të Iranit".

Hashimzade shtoi: "70% e këtyre turistëve shëndetësor të huaj kanë ardhur në Iran për kurimin e sëmundjeve të syrit, sëmundjeve ortopedike, zemrës dhe damarëve".

Duke folur në lidhje me shpenzimet mesatare për kurimin e çdo pacienti të huaj në Iran, Hashimzade, tha: "Në mënyrë mesatare çdo pacient shpenzon rreth 3000 dollarë për shërbimet mjekësore që merr në Iran.

Hashimzade në vazhdim parashikoi: "Në këtë vit 2019, do të kemi statistike edhe më të mëdha të udhëtimit të turistëve shëndetësor të huaj në Iran".

Republika Islamike e Iranit është një prej vendeve të zhvilluara në fushën e shkencave mjekësore dhe prodhimit të medikamenteve.