Sistemi raketor Mersad shkatërron dronët dhe raketat cruise
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92651-sistemi_raketor_mersad_shkatërron_dronët_dhe_raketat_cruise
Në fazën e fundit të stërvitjes ushtarake "Mbrojtësit e qiellit të Vilajetit-98", sistemi raketor Mersad shkatërroi një dron agresor të armikut fiktiv.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 22, 2019 20:26 Europe/Tirane
  • Sistemi raketor Mersad shkatërron dronët dhe raketat cruise

Në fazën e fundit të stërvitjes ushtarake "Mbrojtësit e qiellit të Vilajetit-98", sistemi raketor Mersad shkatërroi një dron agresor të armikut fiktiv.

Gjithashtu, sistemi raketor Mersad shënjestroi dhe më pas shkatërroi raketat cruise të armikut fiktiv, të qëlluara drejt zonës së kryerjes së manovrave. Zbulimi dhe identifikimi i dronëve armiqësorë dhe raketave cruise në zonën e përgjithshme luftarake dhe shkatërrimi i tyre nga sistemet iraniane "Mersad" dhe "Mersad mobile" janë ndër veprimet e tjera të kryera në këtë pjesë të stërvitjes së mbrojtjes ajrore të ushtrisë së RII. Sistemi "Mersad mobile" është pjesë e sistemeve të mbrojtjes së ushtrisë iraniane që janë 100% të prodhuar në vend. Ky sistem është gjithashtu i pajisur me një aftësi lëvizjeje të shpejtë që armiku të mos identifikojë vendndodhjen e sistemeve të mbrojtjes. Stërvitja ushtarake e quajtur "Mbrojtësit e qiellit të Vilajetit-98" zhvillohet në një sipërfaqe prej 416,000 kilometra katrorë në provincën qendrore të Semnanit, duke simuluar rajonin e Gjirit Persik dhe ngushticën e Hormuzit. Lloje të ndryshme të raketave dhe sistemeve të radarit, të dizajnuara dhe të prodhuara në Iran, do të jenë gjithashtu në gjendje t'i kundërvihen kërcënimeve të ndryshme ajrore gjatë stërvitjes.