Admiral Khanzadi: Ka përfunduar koha e shfaqjeve të rrejshme në det
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje praninë e koalicionit amerikan në Gjirin Persik dhe deklaroi ka përfunduar koha e shfaqjeve të rrejshme në det.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se admiral Husejn Khanzadi, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, gjatë fjalës së tij para ceremonisë së namazit të së premtes në Teheran duke kujtuar ditën e forcave detare të ushtrisë së Iranit, tha: “Amerika, Anglia dhe regjimi sionist nuk mund të njollosin sigurinë e deteve”.
Admiral Khanzadi theksoi: “Pavarësisht të gjitha sanksioneve të padrejta të armiqve gjatë 40 viteve të kaluara ndaj Iranit, të gjitha pajisjet ushtarake të forcave detare të ushtrisë së Iranit në sferën e lundruesve mbi det dhe nën det, llojeve të destrojerëve dhe nëndetëseve, prodhohen brenda në Iran”.
Vlen të theksohet se data 7 azar në kalendarin iranian që përkon me 28 nëntor, është emëruar dita e forcave detare të ushtrisë së Iranit.