Zarif: Lufta dhe embargo kundër Jemenit nuk kanë dobi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92976-zarif_lufta_dhe_embargo_kundër_jemenit_nuk_kanë_dobi
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me një cicërim në gjuhën arabe pasi shprehu mbështetjen për rrugëzgjidhjet paqësore të krizës në Jemen, deklaroi se “ lufta dhe embargo” nuk kanë aspak dobi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2019 07:14 Europe/Tirane
  • Zarif: Lufta dhe embargo kundër Jemenit nuk kanë dobi

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me një cicërim në gjuhën arabe pasi shprehu mbështetjen për rrugëzgjidhjet paqësore të krizës në Jemen, deklaroi se “ lufta dhe embargo” nuk kanë aspak dobi.

Irani e konsideron të padobishëm vazhdimin e luftës dhe embargos kundër Jemenit dhe mirëpret rrugëzgjidhjet paqësore ku të gjitha palët të jenë të angazhuar, ka deklaruar ministri i jashtëm Muhamed Xhavad Zarif. Më herët shefi i diplomacisë iraniane kishte propozuar një plan për vendosjen e paqes në Jemen. Plani përbëhet nga vendosja e armëpushimit, dërgimi i ndihmave humanitare, dialogu mes grupeve jemenase dhe formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.