Zarif: Irani i pakënaqur nga niveli i zotimeve të Evropës
(last modified Mon, 09 Dec 2019 07:32:20 GMT )
Dhjetor 09, 2019 08:32 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani i pakënaqur nga niveli i zotimeve të Evropës

Irani është i pakënaqur nga niveli i zbatimit të zotimeve të Evropës kundrejt marrëveshjes bërthamore.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Në një konferencë për shtyp në Stamboll shefi i diplomacisë iraniane e cilësoi të domosdoshme zbatimin real të zotimeve nga palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore dhe tha: Çështja e pakënaqësisë nga niveli i zbatimit të zotimeve të vendeve anëtare në marrëveshjen bërthamore është parashtruar nga ana e Iranit, Kinës dhe Rusisë në takimin e komisionit të përbashkët të kësaj marrëveshjeje. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit lidhur me uljen e zotimeve të Iranit në këtë marrëveshje tha: Irani gjithmonë është i gatshëm të pezullojë veprimet e tij sipas paragrafit 36 të marrëveshjes bërthamore në rast se palët e tjera zbatojnë zotimet e tyre. Shefi i diplomacisë iraniane e ka quajtur hap pozitiv anëtarësimin e 6 vendeve evropiane në sistemin e transaksioneve bankare me Iranin të quajtur INSTEX dhe shtoi se në të ardhmen ekziston mundësia e vënies në funksion të këtij sistemi. Sa i përket vizitës së tij në Stamboll, Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: Qëllimi i vizitës në Stamboll është pjesëmarrja në takimin  e ministrave të jashtëm të procesit Stamboll-Zemra e Azisë që ka qëllim vendosjen e stabiliteti, sigurisë dhe zhvillimit të gjithanshëm në Afganistan. Në takimin “ Procesi i Stambollit-Zemra e Azisë” marrin pjesë ministrat e jashtëm të 14 vende të rajonit.

Tags