Ruhani: Komploti i Amerikës kundër popujve të rajonit ka dështuar
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se komplotet e Amerikës kundër Iranit, Irakut, Libanit, Afganistanit, Pakistanit, Jemenit dhe vendeve të tjera të rajonit, me praninë e popujve në skenë, kanë dështuar.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, tha: "Popujt e rajonit me padyshim se mund të rezistojnë përball komploteve të armiqve dhe populli i Iranit në këtë drejtim, gjithnjë është pionier".
Hasan Ruhani duke thënë se qeveria e Iranit nuk ka treguar neglizhencë as për një çast në prishjen e planeve të armiqve dhe thyerjen e sanksioneve, tha: "Irani nëpërmjet rrugëve të ndryshme duke përfshirë edhe forcimin e prodhimit të brendshme dhe negociatat, do të thyejë komplotin e armiqve".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje progresin e vendit gjatë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, tha: "Progresi i Iranit në fushën e bioteknologjisë, rreth një miliardë dollarë ka plotësuar nevojat e vendit dhe ka arritur të plotësojë nevojën për importimin e medikamenteve".