Musavi: Irani synon një botë pa dhunë dhe ekstremizëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93251-musavi_irani_synon_një_botë_pa_dhunë_dhe_ekstremizëm
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se Irani synon një botë pa dhunë dhe pa ekstremizëm, deklaroi se shpresojmë që edhe vendet e tjetra të botës ashtu sikur Irani, të synojnë një botë pa dhunë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2019 12:17 Europe/Tirane
  • Musavi: Irani synon një botë pa dhunë dhe ekstremizëm

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se Irani synon një botë pa dhunë dhe pa ekstremizëm, deklaroi se shpresojmë që edhe vendet e tjetra të botës ashtu sikur Irani, të synojnë një botë pa dhunë.

Sejed Abas Musavi ditën e hënë në konferencën për shtyp, vuri në dukje ditën "Bota pa dhunë dhe pa ekstremizëm" (18 dhjetorin) dhe deklaroi: "Sauditët duhet të heqin dorë nga sjelljet e dyanshme dhe të shtrëngojnë dorën e Iranit për miqësi që është shtrirë drejt atij vendi dhe vendeve të tjera të rajonit".

Musavi vuri në dukje edhe planin "Paqja e Hormuzit" të Iranit dhe theksoi: "Sauditët duhet t'a dinë se duke thirrur faktorët e huaj dhe duke deponuar armatimeve, nuk mund të krijojnë siguri në rajonin e Azisë Perëndimore".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu në lidhje me pretendimet e disa vendeve arabe rreth tre ishujve iraniane, tha: "Këto vende duhet të heqin dorë nga pretendimet e tyre të kota, sepse këto pretendime nuk mund t'a ndryshojnë realitetin dhe të vërtetën".

Musavi në lidhje me reduktimin e zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe vazhdimin e këtij procesi në rast të sabotimeve të evropianëve, gjithashtu deklaroi: "Shtetet evropiane në afatin që ka mbetur, duhet të mendojnë më seriozisht në lidhje me zotimet e veta".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të gjithashtu reagoi edhe ndaj deklaratave të Steven Manuchin, sekretarit amerikan të thesarit i cili ka thënë se sanksionet janë zëvendësim i luftës, ndërsa theksoi: "Manuchin vetëm ka përsëritur politikat dhe deklaratat e gabuara të qeverisë së Amerikës, sepse sanksionet nuk janë vetëm zëvendësim i luftës, por janë edhe terrorizëm ekonomik dhe luftë ekonomike".

Në lidhje me vizitën e presidentit iranian Hasan Ruhani në Tokio dhe qëllimet e kësaj vizite, Musavi deklaroi: "Irani dhe Japonia kanë pikëpamje të caktuara në lidhje me zhvillimet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, prandaj gjatë kësaj vizite autoritetet e të dy vendeve do të diskutojnë në lidhje me çështjet e Azisë Perëndimore dhe Azisë Lindore".