Vizita e shefit të diplomacisë iraniane në Oman
(last modified Tue, 24 Dec 2019 07:48:38 GMT )
Dhjetor 24, 2019 08:48 Europe/Tirane
  • Vizita e shefit të diplomacisë iraniane në Oman

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të diplomacisë aktive mes Iranit dhe Omani ditën e hënë ka shkuar në Maskat ku u takua dhe bisedoi me Yousef Bin Alavi ministrin e jashtëm të Omanit lidhur me çështjet bilaterale dhe rajonale.

Gjatë muajve të fundit ka pasur vizita të shumta midis Teheranit dhe Maskatit. Në këto vizita janë ndjekur çështjet ekonomike, politike dhe rajonale të të dy vendeve dhe bisedimet me funksionarëve përkatës kanë dhënë rezultate të mira në fusha të ndryshme. Në këtë kontekst, vizita e Zarif në Oman, e cila bëhen në më pak se një muaj larg nga vizita e Ministrit të Jashtëm të Omanit, Yousef bin Alavi në Teheran, është e rëndësishme. Irani dhe Oman janë vende në anët e ngushticës së Hormuzit. Teherani dhe Maskat dëshirojnë të ruajnë stabilitetin dhe nivelin më të lartë të sigurisë në këtë zonë të ndjeshme. Për arsye gjeografike dhe historike, Omani ka marrëdhënie unike me Iranin. Zyrtarët e Omanit kanë qenë ndihmës në procesin e bisedimeve bërthamore dhe formimin e marrëveshjes bërthamore dhe që nga ajo kohë Maskati ka qenë një nga këshilltarët kryesorë të Iranit për çështjet rajonale. Këto bisedime janë të rëndësishme nga dy këndvështrime: Nga pikëpamja ekonomike, potenciali ekonomik dhe pozicioni strategjik i Iranit si pikë lidhëse gjeografike Jug-Veri ka siguruar mundësinë unike për bashkëpunim ekonomik dypalësh dhe shumëpalësh. Për sa i përket sigurisë në rajon, takimet vizitat dhe këshillimet e rregullta në fushën e sigurisë kanë qenë një përparësi kryesore në politikën e jashtme të Teheranit dhe Maskatit. Nga këndvështrimi iranian, vendet e rajonit duhet të luajnë një rol aktiv në sigurimin e rajonit. Në këtë drejtim, Hassan Ruhani, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në Asamblenë e Përgjithshme të KB prezantoi Planin e Paqes Hormuz. Gjatë vizitës së tij në Teheran në 2 Dhjetor, Ministri i Jashtëm i Omanit, Yousef bin Alavi deklaroi se Irani dhe Oman ndajnë pikëpamje dhe qëndrime të përbashkëta për shumë çështje rajonale dhe ndërkombëtare dhe plani i paqes së Hormuzit do të jetë faktor kyç në zhvillimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendet e rajonit. Sfida kryesore e sigurisë në rajon është ndërhyrja në rritje dhe tensionet e krijuara nga ana e atyre vendeve që kërkojnë të intensifikojnë tensionet dhe krizat në rajon duke zhvilluar luftë kundër Irakut, Sirisë, Jemenit dhe duke zgjeruar Iranofobinë. Këto veprime kanë sfiduar krijimin e aleancave ndër-rajonale. Për shkak të këtyre çështjeve, Vizita e Zarif në Oman dhe konsultimet diplomatike të vazhdueshme midis Teheranit dhe Maskat duhet të përmbushin qëllimet strategjike për të zvogëluar boshllëqet politike në marrëdhëniet midis vendeve të rajonit si dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha vendet e rajonit.

 


 

Tags