Irani, Rusia, Kina nisin të premten stërvitje të përbashkëta detare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93490-irani_rusia_kina_nisin_të_premten_stërvitje_të_përbashkëta_detare
Irani, Rusia dhe Kina kanë vendosur të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në ujërat  ndërkombëtare të Oqeanit Indian dhe Detit të Omanit me qëllim të promovimit të sigurisë së tregtisë ndërkombëtare në këto rajone strategjike, tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2019 16:45 Europe/Tirane
  • Irani, Rusia, Kina nisin të premten stërvitje të përbashkëta detare

Irani, Rusia dhe Kina kanë vendosur të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në ujërat  ndërkombëtare të Oqeanit Indian dhe Detit të Omanit me qëllim të promovimit të sigurisë së tregtisë ndërkombëtare në këto rajone strategjike, tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit.

"Manovrat e përbashkëta të Iranit, Rusisë dhe Kinës do të mbahen që nga e Premtja për katër ditë në Oqeanin Indian dhe në Detin e Omanit," tha të mërkurën Gjeneral Brigade Abolfazl Shekarçi në një konferencë për shtyp. Ai tha se stërvitjet kanë një rëndësi të madhe pasi "Oqeani Indian dhe Deti i Omanit janë ndër rrugët kryesore të tregtisë në botë dhe shumë vende ndërlidhen në këto dy rajone dhe për këtë arsye vendosja e sigurisë atje është e rëndësishme dhe jetike." Stërvitjet përcjellin mesazhin e sigurisë dhe stabilitetit për të gjitha vendet e botës, tha Shekarçi, duke shtuar se shkëmbimi i përvojës në operacionet e shpëtimit detar do të jetë një nga objektivat e këtyre manovrave. Duke konfirmuar pjesëmarrjen ruse, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha: "Ne, Republika Popullore e Kinës dhe Irani jemi duke përgatitur stërvitje detare për të luftuar terroristët dhe piratët në këtë pjesë të Oqeanit Indian." Analistët i përshkruajnë stërvitjet si një "demonstrim i  forcës" nga Irani dhe aleatët e tij pas përshkallëzimeve të fundit në rajon.