Amir Abdulahian: Prioriteti kryesor i Iranit është bashkëpunimi rajonal
Ndihmësi special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare deklaroi se përparësi e Teheranit është bashkëpunimi kolektiv rajonal.
Hossein Amir Abdulahian, ndihmës special i kryetarit të parlamentit të Iranit për çështjet ndërkombëtare, të shtunën në faqen e tij në Twitter shkroi: "Nëse disa duan të luajnë me zjarrin e Amerikës dhe të luajnë me sigurinë rajonale, Irani nuk do të qëndrojë duarkryq. Amir Abdulahian gjithashtu iu referua manovrave të përbashkëta detare të Iranit, Rusisë dhe Kinës, duke shtuar: Mesazhi i kësaj manovre të përbashkët është paqja, miqësia dhe përpjekja e madhe e Republikës Islamike të Iranit për të garantuar sigurinë e rajonit dhe sigurinë e transportit të energjisë. Manovra e përbashkët detare Iran-Kinë-Rusi filloi të Premten me mesazhin "Paqja, miqësia dhe siguria e qëndrueshme në hijen e bashkëpunimit dhe unitetit kolektiv në oqeanin Indian dhe detin e Omanit dhe do të vazhdojë deri ditën e hënë.