Amerika akuzon Iranin për të devijuar 17 vjet pushtim të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93623-amerika_akuzon_iranin_për_të_devijuar_17_vjet_pushtim_të_irakut
Përfaqësuesi e Republikës Islamike të Iranit në OKB, akuzat e Amerikës kundër Iranit i ka cilësuar një metodë për të devijuar përqendrimin nga 17 vjet pushtim të Irakut dhe vrasja e mijëra qytetarëve të pafajshëm të këtij vendi nga Amerika.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2020 08:09 Europe/Tirane
  • Amerika akuzon Iranin për të devijuar 17 vjet pushtim të Irakut

Përfaqësuesi e Republikës Islamike të Iranit në OKB, akuzat e Amerikës kundër Iranit i ka cilësuar një metodë për të devijuar përqendrimin nga 17 vjet pushtim të Irakut dhe vrasja e mijëra qytetarëve të pafajshëm të këtij vendi nga Amerika.

Maxhid Takht Revanci, ditën e martë duke reaguar ndaj akuzave të Amerikës kundër Iranit lidhur me sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad shtoi se akuzat e Amerikës kundër Iranit bëhen për të devijuar përkushtimin ndaj nevrikosjes së popullit irakian mbi sulmin e egër dhe të tmerrshëm të kryer nga Uashingtoni në Irak. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB shtoi se Hashd Shaabi dhe degët e tij janë grupe plotësisht irakiane që administrohen nga qeveria e Irakut, janë të ligjshme, demokratike dhe që veprojnë sipas ligjit, grupe që kanë rol të rëndësishëm në luftën kundër grupit terrorist ISIS dhe në shkatërrimin e këtij grupi në Irak. Donald Trump president dhe disa funksionarë të tjerë të Amerikës pas sulmit të ushtrisë amerikane kundër një baze të forcave Hashd Shaabi në Irak, janë përpjekur të bëjnë përgjegjës Iranin për këtë sulm. Trump për të mbuluar disfatën e tij në presionet maksimale kundër Iranit edhe një herë ka kërcënuar Teheranin. Mijëra irakian dje janë mbledhur në zonën e gjelbër në Bagdad ku kanë organizuar ceremoninë e varrimit të martirëve të Hashd Shaabi dhe më pas sulmuan ambasadën amerikane me thirrjet Poshtë Amerika. Protestuesit irakianë kanë djegur flamurin amerikan përballë ambasadës amerikane dhe kanë kërkuar mbylljen e kësaj ambasade dhe dëbimin e ambasadorit.