Lideri Suprem i Revolucionit Islamik viziton familjen e Gjeneral Soleimanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93711-lideri_suprem_i_revolucionit_islamik_viziton_familjen_e_gjeneral_soleimanit
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei të Premten vonë vizitoi familjen e komandantit legjendar iranian, gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani në shtëpinë e tij për të përcjellë ngushëllimet e tij për martirizimin e këtij luftëtari të sinqertë dhe të rangut të lartë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2020 16:42 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik viziton familjen e Gjeneral Soleimanit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei të Premten vonë vizitoi familjen e komandantit legjendar iranian, gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani në shtëpinë e tij për të përcjellë ngushëllimet e tij për martirizimin e këtij luftëtari të sinqertë dhe të rangut të lartë.

Gjatë takimit të zhvilluar të Premten, Ajetollah Khamenei shprehu ngushëllimet e tij për familjen e Gjeneral Kasem Soleimani. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha se Soleimani "ishte përballur me martirizim disa herë por ai nuk kishte frikë nga askush dhe asgjë" në rrugën e përmbushjes së detyrave të tij dhe në luftën kundër armiqve. Ajetollah Khamenei shtoi se Haxh Kasem Soleimani u martirizua nga "njerëzit më të egër në botë", një referencë e qartë për qiramarrësit e Shtëpisë së Bardhë. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik uroi durim për familjen e Gjeneral Soleimanit dhe të gjithë iranianët dhe përshëndeti lëvizjen e njerëzve që dolën në rrugë në shumë qytete në të gjithë vendin për të shprehur zemërimin e tyre për vrasjen e këtij simboli të luftës kundër terrorizmit.