Zarif: "Pompeo një klloun arrogant"
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif në një postim në Tweeter i kujtoi sekretarit të DASH, të cilin e quajti "klloun arrogant", se populli i Irakut ishte thellësisht i trishtuar për vdekjen e Gjeneral Kasem Soleimanit.
Ai theksoi se qindra mijëra irakianë duke dalë në rrugë për vajtimin e vdekjes së gjeneralit iranian dhe luftëtarëve të PMU-së të Irakut, thjesht treguan se sa të gabuara janë deklaratat e kryediplomatit amerikan. "24 orë më parë, një klloun arrogant, i maskuar si diplomat, pretendonte se njerëzit po vallëzonin në qytetet e Irakut," tha Zarif, duke shtuar: "Sot, qindra mijëra vëllezër dhe motra tanë krenarë irakianë i dhanë përgjigjen e tyre këtij klouni në të gjithë tokën e tyre duke nderuar figurën e martir Soleimanit." Zarif tha se duke vrarë Soleimanin, amerikanët kishin ndihmuar në fillimin e dëbimit gradual të forcave të tyre nga Iraku. "Fundi i pranisë malinje të SHBA në Azinë Perëndimore ka filluar," tha ministri i Jashtëm iranian.