Organizohet ceremonia përkujtimore e martir gjeneral Kasem Solejmni
Ceremonia përkujtimore e martir gjeneral Kasem Solejmani, Abu Mahdi Al-Muhendis dhe të martirëve të tjerë që u vranë gjatë sulmit terrorist dhe kriminal të regjimit terrorist të Amerikës, u organizua në Husejnijen Imam Khomejni (ra) në Teheran në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se në këtë ceremoni merrnin pjesë krerët e tre institucioneve shtetërore, funksionar ushtarakë dhe shtetërorë si dhe disa funksionarë dhe autoritete irakiane dhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme të Rezistencës dhe ambasadorë të vendeve të huaja.
Zotëri Faleh Al-Fejad, shefi i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe shefi i Hashd Sha'bi të Irakut, në këtë ceremoni në emër të popullit dhe autoriteteve të Irakut i shprehen ngushëllime liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe popullit të Iranit për martirizimin e Haxh Kasem Solejmanit.
Faleh Al-Fejad me këtë rast deklaroi: "Për ne është shumë vështirë që gjaku i pastër i këtyre të dashurve është derdhur në Irak, në tokën e martirizimit të Imam Husejn (a.s.). Populli i Irakut në pikëllim të humbjes së këtij martiri trim në mënyrë të unifikuar po qëndron dhe po falënderon këtë komandant".
Al-Fejad gjithashtu duke kujtuar Abu Mahdi Al-Muhendis, tha: "Abu Mahdi ishte shoqërues i martir Solejmani në luftën kundër takfirizmit dhe në garantimin e sigurisë për popullin e Irakut dhe në fund mishi dhe gjaku i këtyre dy martirëve është përzier me njëri-tjetrin".