Vizita e ministrit të jashtëm të Omanit në Teheran
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Iranit është takuar në Teheran me Jusef bin Alavi ministër i jashtëm i omanit, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në rajon.
Jusef bin Alavi ka vizituar Teheranin për herë të dy brenda 2 javëve të kaluara. Takimi u mbajt në kohën kur ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të premten e kaluar gjatë kthimit nga vizita në Indi qëndroi në Maskat ku u takua me homologun e tij kanadez dhe të Omanit. Roli i madh i Omanit në rajon, këtë vend e ka kthyer në një palë të besueshme dhe të afërt për Iranin. Omani ka luajtur rol gjatë procesit të bisedimeve bërthamore dhe në arritjen e marrëveshjes bërthamore dhe pas kësaj ka luajtur rolin e një pale konsultuese për Iranin në çështjet e rajonit. Për këtë arsye marrëdhëniet politike mes dy vendeve ndodhen në nivelin më të lartë. Aktualisht në kontaktet mes Teheranit dhe Maskatit po analizohen dy çështje të rëndësishme. Së pari është shtimi i tensioneve në rajon pas veprimit të fundit të Amerikës në Irak. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Ky akt terrorist u krye në kohën kur gjeneral Kasem Sulejmani ishte i ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut. Irani në përgjigjen e parë ndaj këtij akti terrorist sulmoi bazën Ajnul Asad në Irak që është baza më e madhe e Amerikës në këtë vend. Së dyti është çështja e marrëveshjes bërthamore dhe sjellja pasive dhe e palogjikshme e trojkës evropiane që është ndjekje e qëllimeve të Amerikës për prishjen e marrëveshjes bërthamore. Në çështjen e largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, ministria e jashtme e Omanit me anë të një deklarate që ishte ndryshe nga vendet e tjera të Gjirit Persik, deklaroi se Sulltani i Omanit po ndjek zhvillimet pas vendimit të Amerikës dhe thekson ruajtjen e marrëdhënieve miqësore për ruajtjen e sigurisë së rajonit. Në këto kushte takimet dhe bisedimet e ministrit të jashtëm të Iranit me Omanin janë vazhdim i politikës në kuadër të interesave të përbashkëta për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Zhvillimet aktuale në rajon tregojnë se njëanshmëria e Amerikës bie ndesh me stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme në rajonin e Azisë Perëndimore. Vazhdimi i kësaj sjelljeje dhe prania ndërhyrëse ushtarake e Amerikës në rajon, janë të papranueshme dhe në dëm të interesave të të gjithë vendeve të rajonit. Në kushte të tilla Maskati po mundohet që me një diplomaci shumanëshme të mund të zgjidhë krizat e rajonit. Përpara kësaj Sulltan Kabus, ish mbreti i Omanit, gjatë vizitës së tij në mars të vitit 2019 në Teheran, ka propozuar organizimin e një konference të përgjithshme me praninë e të gjitha vendeve. Ky rol konstruktiv nga pikëpamja e Iranit gjithmonë ka qenë pozitiv dhe i përgjegjshëm. Husein Nush’abadi ish ambasador i Iranit në Omani duke folur mbi marrëdhëniet e afërta Teheran-Maskat dhe ndikimin e tyre në stabilitetin e rajonit ka thënë: Roli ndërmjetësues i Omani në çështjet e rajonit dhe kontaktet politike me Iranin, është e qartë për të gjithë. Omani në 4 dekadat e kaluara është munduar të ulë tensionet dhe kontradiktat në rajonin e Gjirit Persik dhe gjithmonë ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit. Aktualisht Omani duke u mbështetur në strategjinë rajonale dhe në qëndrimet e hapura politike në arenën e jashtme, po mundohet të pengojë përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Ky nivel i marrëdhënieve dhe përpjekjet për ruajtjen e stabiliteti dhe sigurisë tregojnë kuptimin e thellë të Teheranit dhe Maskatit mbi diplomacinë dhe përdorimin e saj për garantimin e interesit të përgjithshëm.